Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha Elizabeth II bën daljen e parë publike për 2021-shin (FOTOT)


Mbretëresha Elizabeth II ka bërë paraqitjen e saj të parë publike për këtë vit, jashtë Kështjellës së Windsor-it, për të shënuar njëqindvjetorin e Forcave Ajrore Mbretërore Australiane.

Siç citon BBC, monarkja tha se ndihej “e kënaqur” që po merrte pjesë në Memorialin e Forcave Ajrore të Luftës së Komonuelthit në Runnymede, Surrey.

Në këtë ceremoni, që filloi me një shfaqje nga Shigjetat e Kuqe, Mbretëresha bëri homazhe për “shkathtësinë dhe sakrificën” e RAAF.

“Gjatë gjithë mbretërimit tim, Forca Ajrore Mbretërore Australiane kanë treguar përkushtim të madh ndaj detyrës dhe kaë mbrojtur lirinë tonë në shumë konflikte në të gjithë botën.”– tha mbretëresha.

Ky event vjen pas dy javësh që burri i saj princi Philip ka dalë nga spitali.

Mbretëresha u pa për herë të fundit në një dalje publike në nëntor, në një tjetër ceremoni në Londër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *