Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk largohemi nga formati 17+1 me Kinën sa për të mbajtur një qëndrim, edhe pse nuk kemi përfituar asnjë investim


Bashkëpunimi mes Kinës dhe Shqipërisë ka qenë temë e diskutuar në takimin e Kryeministrit Edi Rama me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Rama tha se Shqipëria është pjesë e formatit 17+1 me Kinën dhe nuk ka ndërmend të largohet edhe pse është vendi që nuk ka përfituar asnjë investim nga kjo nismë.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk e di ku perceptohet bashkëpunimi i ngushtë me Kinën por komunikim me ta do ketë dhe është ide e gabuar largimi nga forumi për të mbajtur një qëndrim për çfarëdo arsye.

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke u bërë thirrje dhe vendeve të rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5 G. Këtë e kemi bërë shumë kohë më parë. Ndaj nuk kemi asnjë problem. Jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend të largohemi, edhe pse Shqipëria është vendi nga të gjitha vendet që nuk ka përfituar asnjë investim. Nuk di se ku e bazoni bashkëpunimin e ngushtë me Kinën. Për hir të së vërtetës për arsye psikologjike dhe historike, bashkëpunimi ynë është normal dhe jorelevant. Por të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdolloj arsye, më duket ide e gabuar. Komunikimi, me të gjithë pa përjashtim, pavarësisht se mund të kemi mendime të kundërta, është A-ja. Ne për veten tonë në Shqipëri e kemi kaluar një kohë me një regjim që nuk i fliste askujt dhe i mbante qëndrim gjithë planetit. Komunikimi do duhet të jetë me këdo.”, tha Rama.