Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, plagosen 5 persona


Një aksident me pasojë pesë të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit K. R. dhe E. P., njofton policia.

Të lënduar kanë mbetur shtetasi K. R. dhe pasagjerja që ndodhej me të, si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., njofton policia.

Përplasja ka qenë e fortë dhe këtë e tregojnë dhe dëmet e shumta që kanë pësuar automjetet..

Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën