Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri përplaset me Lelën: Mos bëj juristin amerikan, nuk ka akuzë ndaj Ramës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë një debati në emisionin Now në Euronews Albania u përplas me analistin Alfred Lela lidhur me çështjen McGonigal.

Sipas Gjiknurit, nuk ka asnjë akuzë ndaj asnjë zyrtari shqiptar në dosjen e McGonigal,

Kjo deklaratë e Gjiknurit  është është kundërshtuar nga Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike,  Alfred Lela.

Nuk ka asnjë rregull protokollar që e ndalon Ramën të takohet me një të huaj. Nëse ka ndonjë akt që lidhet apo dyshohet thirret te organet kompetente. Cila është akuza ndaj Ramës? Këtu s’ka akuzë. Më lexo një vend në aktakuzë që thotë zyrtarët shqiptarë korruptuan zyrtarët e huaj. Mos u merr me gazeta, lexo aktin juridik. Mos më bëj juristin amerikan, dëgjo që të kuptosh nga ana juridike”, iu drejtua Gjiknuri – Lelës.

Në replika e sipër Lela i tha Gjiknurit se po bënte të palexuarin dhe se nuk kishte shkuar në debat për të mbajtur qetësi.

Nuk po bëj juristin amerikan, po bëj të lexuarin. Ti po bën sikur je i palexuar. S’kemi ardhur për të mbajtur qetësi këtu”, u përgjigj Lela.