Vendosni fjalën kyçe....

Braçe akuza për ndërhyrje te organet e vettingut nga të dyja anët për gjyqtarn që liroi Dan Hutrën, Tabaku i kërkon emrat


Në seancën e mocionit me debat për rastin “Mc Gonigal” nga deputetët socialistë është prekur edhe ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme ku u vranë tre gra dhe u plagosën 3 të tjera nga Dan Hutra.

Nga Kuvendi, deputeti Erion Braçe, hodhi akuza për ndërhyrje te organet e vettingut nga të dyja anët për gjyqtarin Gerd Hoxha i cili me vendimin e tij liroi pak kohë më parë Dan Hutrën.

Lexoni ça ka thënë gjykatësi atje! Është një tmerr që ky njeriu që ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe, ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra thotë gjyqtari… dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!”, tha Braçe.

Menjëherë ka replikuar, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila i kërkoi Braçes të tregojë emrat e personave që kanë fuqi të ndërhyjnë te vettingu.

“Sa fjalë flasim që janë bosh në politikë dhe parlament është kot. Braçe meqë më pyete, kush ka ndërhyrë për gjyqtarin që të shkojë në veting. Kush e influencon vetingun? Kush ka aq fuqi. Fol me emra zoti Braçe. Unë nuk kam pasur kurrë akses te institucionet e drejtësisë. As t’i afrohem nuk e kam bërë. Kush ka influencuar që ai gjyqtar ka marrë atë vendim për atë person? Kush ndikon te veting sot? Pastaj presim një reformë që t’i japë zgjidhje të gjithave. Drejtësia liron nga burgu edhe atë pa mbrojtje politike”, tha Tabaku.