Vendosni fjalën kyçe....

Policia zbardh detaje për krimin në Paskuqan, autori plagosi ish bashkëjetuesen dhe nënën e saj, vrau 2 familjaret


Policia e Tiranës ka dhënë detaje për krimin e tmerrshëm që ndodhi sot në mesditë në një familje në Pakuqan, ku kanë mbetur të vrarë 2 gra dhe janë plagosur dy të tjera.

Autori i ngjarjes Dan Hutra, ka gjuajtur me breshëri kallashnikovi drejt ish bashkëjetueses Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënës së saj Kujtime Hysës 60 vjeçe, ku si pasojë të dyja janë plagosur.

Ndërsa Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), kanë gjetur fatkeqësisht vdekjen.

Ndërkohë autori është arratisur nga vendngjarja dhe policia po bën të mundur arrestimin e tij.

Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.