Vendosni fjalën kyçe....

DASH: Themelimi i Asocacionit të komunave me shumicë serbe, kritik për të ardhmen e Kosovës si vend sovran


Sipas Departamentit Amerikan  të Shtetit, formimi i Asocacioneve është tejet i rëndësishëm për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.

Në një komunikatë për mediat DASH ka vlerësuar bisedimet mes kryeministrit të Kosovës Kurti e presidentit serb Vuçiç me ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa shtojnë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike.” – thuhet në komunikatën e DASH-it.

Takimi i ardhshëm do të jetë më 18 mars në Maqedoni të Veriut.