Vendosni fjalën kyçe....

Historia e jashtëzakonshme e të riut që ngjit Everestin për të rimarrë trupin e të vëllait të zhdukur 24 vite më parë


Vëllai kërkon trupin e të vëllait që u zhduk teksa ngjiten në Everest rreth 24 vite me parë.

Historia e jashtëzakonshme e Spencer Matthews, që shkoi për në Himalaje për të gjetur trupin e të vëllait, i cili u zhduk teksa ngjitej në Everest në vitin 1999, pritet të shfaqet në formën e një dokumentari.

Gjatë një deklarate ai tha se kjo ishte koha kur ai ishte ndjerë më pranë të vëllait të ndjerë që prej zhdukjes së tij. 34-vjeçari e filmoi ngjitjen për të kërkuar të vëllanë bashkë me ekspertin e mbijetesës Bear Grylls dhe alpinistin rekordmen për ngjitjet në majat më të larta të botës, Nirmal ‘Nims’ Purja.

Përpara publikimit të dokumentarit, ai i tha The Sunday Times: “Unë nuk jam personi me më shumë emocione, por sa më shumë që i afroheshim malit, aq më të forta bëheshin ndjenjat e mia. Është koha më e afërt që e kam ndjerë Majk që nga vdekja e tij.”

Ai vazhdoi të rrëfejë arsyet e tij për gjetjen e trupit të vëllait të ndjerë në dokumentin e ardhshëm të titulluar ‘Gjetja e Michael’.

“Ai është i ngrirë në kohë. Unë jam vëllai i tij i madh tani. Nuk isha në gjendje të ndaloja së menduari për të. Doja ta sillja në shtëpi për mamin tim.”

Spencer shtoi: “Më duk e padurueshme ideja që ai të ishte ndodhej atje jashtë në mal, i vetëm, me njerëz që ecnin përpara tij gjatë rrugës për në majë.”

Michael Matthews u bë britaniku më i ri që arriti majën e Everestit në moshën 22-vjeçare, por u zhduk në mal vetëm tre orë më vonë.

Përshkrimi i dokumentarit ‘Finding Michael’ fillon me Spencer duke parë një foto të vëllait të tij i veshur me një xhaketë të kuqe skish, duke thënë: “E urrej foton. Gjithçka që shoh është një i ri në procesin e humbjes së jetës.”

Ai vazhdon: “Michael ishte vëllai im i madh. 20 vjet më vonë na dërgohet kjo fotografi e një trupi, duket sikur mund të jetë Michael. Zemra ime thotë se duhet të shkojmë ta gjejmë. Dhe nëse mundemi, ta sjellim në shtëpi. Ne kemi nevojë për njerëzit më të mirë të mundshëm. Ne kemi një nga më të mëdhenjtë, Nims Purja. Duhet të kontrollojmë gjithë malin.”

Spencer mund të shihet duke puthur gruan e tij Vogue Ëilliams, duke mbajtur fëmijën e tyre të porsalindur, e cila thotë: “Zot, shpresoj ta gjesh.”

Mbajtësi i rekordit botëror për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë, Nirmal drejton ekuipazhin e kërkimit prej 10 personash të armatosur me drone dhe mjete të tjera, që tregon ekuipazhin teksa përballen me sfida të papritura dhe ekstreme, si dhe me presione intensive kohore teksa ‘dritarja’ e kërkimit në një mal si Everest është tejet e shkurtër.

Spencer rishikon gjatë dokumentarit ‘hapat e saktë’ që ndërmori vëllai i tij kur vdiq duke zbritur majën më të lartë në botë në 1999.

Thuhet se Michael pati probleme pasi filloi të zbriste anën jugore përmes ‘zonës së vdekjes’ më 13 maj 1999.

Trupi i Michael nuk është gjetur kurrë dhe familja e tij nuk ka qenë kurrë në gjendje të kuptojë plotësisht se çfarë i ndodhi atij.

Por në dokumentarin e ri me Disney+, Spencer , i cili ishte vetëm dhjetë vjeç në kohën e vdekjes së tij, nis një udhëtim për të gjetur trupin e vëllait të tij dhe për ta sjellë në shtëpi.

Spencer shkoi në kampin bazë përmes Namche Bazaar, një qytet në Nepalin verilindor, shpesh pika nisjes për ekspeditat dhe majat e tjera të Himalajeve.

Ai e bëri udhëtimin vetëm pesë ditë pas lindjes së djalit të tij Otto, pasi një ‘dritare moti’ e bëri të realizueshme ngjitjen në mal.

Kampi Bazë Jugor është në një lartësi prej 5,364 metrash.

Duke përshkruar udhëtimin, ai tha: “Nuk duhet të jesh supermen për ta bërë atë. Ju e shihni këtë qytet teks shpon qielln. Eshte e mrekullueshme. Është mbi retë. Më kujtoi Asgardin. Një pjesë e filmit është se ne rigjurojmë hapat e saktë që ndërmorën Majk dhe miqtë e tij. Ne qëndrojmë në të njëjtat vende dhe bëjmë të njëjtën rrugë si ai. Do të jetë një film vërtet i fuqishëm dhe fantastik.”

‘Finding Michael’, me regji të Tom Beard, do shfaqet premierë në Disney+ më 3 mars.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Mail

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani