Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: KLSH konstaton se janë shpërdoruar 122 miliardë lekë në 9 muaj nga buxheti


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar takimet e rradhës ditën e sotme me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës.

Berisha ka folur me mbështetësit demokratë dy ditë para protestës së paralajmëruar në lidhje me të, ku ka thënë se demokratët nuk do të dorëzohen, por do vazhdojnë revolucionin deri në largimin e Ramës.

Aty ku nuk ka drejtësi ka vetëgjyqësi, ku nuk ka drejtësi nuk ka të drejta njerëzore të respektuara. Kjo nuk do të thotë të dorëzohemi, por të vazhdojmë revolucion deri në largimin e Ramës nga pushteti. Nuk është rrugë e lehtë, por ju garantoj se nuk ka rrugë tjetër. Ne jemi të vendosur të mos dorëzohemi kurrë.” tha Berisha.

Berisha deklaroi se KLSH ka konstatuar se në 9 muaj janë shpërdoruar rreth 122 miliardë lekë nga paratë e shtetit.

Sipas tij këto para mund të përdoreshin për rritjen e rrogave 130%, por shtoi se kjo nuk ndodh nga vjedhjet e udhëtimeve luksoze të Ramës.

KLSH konstaton se në 9 muaj janë vjedhur e shpërdoruar 122 miliardë lekë, në 9 muaj jo një vit, këto mjaftojnë për të rritur me 130% rrogat në vend. Rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten, nga inflacioni ato pakësohen gjithnjë e më shumë. Kjo sepse njeriu i cili udhëton me chartera 137 herë me dhomë gjumi luksoze në dispozicion nuk mundet kurrë të qajë hallin e atij që numëron paratë për vaktet e bukës”, tha ai.