Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari rumun zihet ngushtë, shfaqet lakuriq nga dushi në takimin e punës online (Video)


Një zyrtar rumun u zu ngushtë pasi u shfaq duke bërë dush gjatë një takimi pune online pasi kamera e tij e telefonit ishte e ndezur.

Këshilltari Alberto-Iosif Caraian po përpiqej të fikte kamerën duke hasur dukshëm vështirësi për ta bërë këtë, por më vonë u rishfaq në takim i veshur plotësisht.

Kur drejtuesja e mbledhjes bëri thirrje për pjesëmarrje, këshilltari socialdemokrat (PSD) Alberto-Iosif Caraian u shfaq drejtpërdrejt nga një dush, i zhveshur dhe i lagur.

Caraian më pas i kalon momentet e ardhshme duke luftuar për të fikur kamerën dhe vihet re nga të gjithë në takim.

“Teknologjia ende bën rrengje. Fatkeqësisht! Kërkoj ndjesë për ngjarjen fatkeqe…Edhe një herë falje të gjithëve!”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.