Vendosni fjalën kyçe....

Deputetja e PD-së: Një lider i ri do të mbushte sheshet plot


E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, deputetja Dhurata Çupi, foli për zhvillimet e fundit politike të PD, protestat dhe zgjedhjet e 14 majit.

Çupi u shpreh se PD ka nevojë për një lider të ri dhe për një politikbërje të re.

Një lideri i ri do të mbushte sheshet plot. PD ka nevojë për një politik bërje të re. Sot opozitës i shërben bashkimi, dhe do i tregojmë popullit një qasje ndryshe nga këta që janë në pushtet e do guxoja që të them me një lider të ri. Në politikbërjen shqiptare unë kam gjetur qasjen time, atë për bashkim, të mos shaj dhe shantazhoj kolegët e mi. Duke e bërë këtë të gjithë bashkë, jam i sigurt që do të bashkohemi. Besoj se do ia arrijmë.”

Në lidhje me protestën e thirrur nga opozita që do të mbahet ditën e enjte, Çupi u shpreh se s’ka informacion.

“Në lidhje me protestën kam qenë dhe do të jem pjesëmarrëse. Nuk kam informacion se çfarë do të ndodhë të enjten.

Uroj që data 3 mars të jetë ditë që të bashkojë demokratët. Ta zbatojmë vendimin dhe të bashkohemi për shqiptarët. Synimi është të shkojmë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit”, tha Çupi.