Vendosni fjalën kyçe....

Napoli pa gabime, tjetër hap drejt titullit


Napoli ka mposhtur lehtësisht Cremonese-n në shtëpi duke hedhur një hap më shumë drejt titutlli kampion.

Napolitanët nuk hasën asnjë vështirësi me miqtë e vendit të fundit që praktikisht janë një nga tre ekipet që do zbresin në Serinë B.

Golat për vendasit u shënuan nga Kvaratskhelia, Osimhen e Elmas.

Napoli është në kuotën e 59 pikëve, 16 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë që udhëton nesër drejt Genoas për t’u ndeshur me Sampdorian.