Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa jetë çifti i të moshuarve në Lushnjë, dyshohet se u asfiksuan nga gazi


Një çift të moshuarësh në Lushnjë është gjetur i pajetë në banesën e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se çifti i të moshuarve ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”-thuhet në njoftimin e policisë.