Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia dhe humbet jetën teksa punonte në një pallat në Tiranë, policia: Dyshohet se ra aksidentalisht


Një 53-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa punonte në një pallat në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë.

Shtetasi K.D ka ndërruar jetë nga plagët e shkaktuara nga rrëzimi ndërsa policia thotë se rënia dyshohet se ka qenë aksidentale.

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.