Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Rama nuk ka çfarë të sqarojë për McGonigal, opozita pagoi ish-të dashurën për të bërë pis vendin


Zëvendskryeministrja Belinda Balluku deklaroi për mediat sot se opozita ka paguar ish të dashurën e ish-agjentit të FBI-së për të bërë pis qeverinë e kryeministrin.

Balluku theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka asgjë për të sqaruar lidhur me akuzat për përfshirjen në një aferë me McGonigal.

Javën e kaluar kryeministri ka sqaruar që të gjithë, me një durim të jashtëzakonshëm pavarësisht se këtu ska asgjë për të sqaruar se ai siç shumë drejtë e tha, ai drejton vendin dhe kur ti je në atë pozicion të duhet të takosh edhe FBI-në edhe CIA-n dhe MI5. Por unë e kuptoj dhe këtë e kam mendim individual, çdo arsye kthehet në një kalë beteje për opozitën e cila tashmë nuk di si të zgjidhi problemet mes vetes kështu që shkon në gërmim të situatave që janë dhe qesharake në fund të ditës. Tashmë është kthyer në një telenovelë historia që dje zonja, ish e dashura e ish-agjentit në fjalë tregonte se si është paguar për të dhënë një intervistë në Shqipëri. Kështu, si zakonisht ne kemi një dëshirë shumë të madhe që edhe të paguajmë për të bërë vendin tonë pis, qeverinë dhe kryeministrin”-deklaroi Balluku.