Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze: Ka një lidhje organike mes Foltores dhe të çmendurve që paraqiten si dëshmitarë të FBI-së


Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe gazetari Mero Baze, pas zbulimit se Alison Guerreo ka marrë një shumë parash për tu intervistuar në Euronews.al.

Baze heq një paralele mes akuzave të opozitës dhe ish të dashurës së zyrtarit të FBI-së McGonigal, duke e quajtur Alison si dashnore të dëshpëruar dhe hakmarrëse.

Ka pas një lidhje organike mes Foltores dhe të çmendurëve sapo filloi e deri tek ai çmenduri i 6 Dhjetorit. Por tani po shfaqet dhe një  dimension tjetër ai i dashnoreve të dëshpëruara, që hakmerren ndaj të dashurve, që nuk divorocohen. Nuk ka gjë më të dhimbshme që lekët e fituara me aq mund nga Zeni,  ti shikosh të shkojnë për këto.”shkruan Baze.