Vendosni fjalën kyçe....

Drejtësia e re ikën në PS


Nga Klodian Tomorri

Hapa për kuriozitet këtë listën e personave që kanë shkarkuar aplikacionin aktiv1st, të krijuar nga Partia Socialiste. Dhe nuk u zhgenjeva hiç. I gjithe shteti ka hyrë në PS.

Një pjesë e administratës ka hyrë aty me hir. Keta janë militantët, të cilët vendin e punës në shtet e mbajnë me keto punët e Partisë. Pjesa tjetër, ata që nuk janë militantë, jane futur me pahir.

Fundja aktiv1st për këtë u krijua. Për të vëzhguar dhe mandej orientuar aktivitetin online të administratës. Me pak fjalë një big brother virtual, i cili bashkë me sistemin e spiunazhit patronazhist në terren, praktiisht e fut të gjithë jetën publike të vendit në syrin e Partisë.

Kur një parti e fut të gjithë shtetin në kllapë dhe fillon t’i imponojë shoqerisë mekanizma pervers si ky, mbrojtja e fundit institucionale është drejtesia. Por në listën e aktiv1steve ka 40 prokurore dhe 27 gjykatës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, aplikacioni aktiv1st është shkarkuar nga pjesa më e madhe e prokurorëve te SPAK-ut, thuajse nga i gjithë Këshilli i Larteëi Prokurorisë, nga i gjithë Këshilli i Larte i Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi. Pra të gjithë njerzit e drejtësisë së re janë ne kllapën e Partisë. Me qejf apo me detyrim? Une besoj se është e para, por kjo nuk rëndësi fare.

E rëndësishme është drama që ndodh në sytë e të gjithve. Drejtësia e re, që na u tha se do të ishte e pavarur, ka shkuar në PS. Bashkë me të ka ikur në PS i gjithë shteti dhe Shqipëria.

Ndaj sot kemi një parti, që kontrollon gjithçka dhe një prokurori që shërben si qen gjahu i Partisë. Shikoni vetëm sa herë janë ndërsyer që nga dita kur shpërtheu skandali McGonigal. Vetëm e vetëm për të larguar rrezen e shpërthimit nga qendra e Partisë.