Vendosni fjalën kyçe....

Përplas 11 vjeçarin me biçikletë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja, por arrestohet nga blutë e Vlorës


Shoferi përplas 11-vjeçarin me biçikletë dhe tenton të largohet nga vendngjarja, pranga 53-vjeçarit në Vlorë

Mesditën e sotme në qytetin e Vlorës në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, një 53 vjeçar që drejtonte automjetin e tij “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet A. S., ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por shërbimet e Policisë së Vlorës kanë reaguar menjëherë duke e ndalur këtë shtetas të cilit I është bërëshoqërimi në komisariatin e Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.