Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Parlamentin do ta mbajmë si tempull, largimi i Ramës emergjencë kombëtare


Menjëherë pas mbylljes së seancës plenare në parlament, e cila lindi debate të nxehta, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi Grupin Parlamentar në selinë blu. Pas përfundimit të kësaj mbledhje, Berisha, pati një komunikim për mediat.

Ai  nuk i ka kursyer edhe njëherë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ka cënuar sigurinë kombëtare, duke vijuar më tej sipas tij me aktin mafioz të Portit të Durrësit.

Berisha tha se PD nuk do të heqë dorë kurrsesi nga parlamenti dhe se do të përçohet mesazhi i duhur edhe ndaj kombit amerikan, se “shqiptarët nuk e meritojnë këtë kryeministër”.

Zotohem para qytetarëve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament. Do ta mbajë atë si një tempull. S’mund ti barazoj të gjithë deputetët me një grusht kriminelësh. Edi Rama, Balla, e Gjiknurin, por përderisa nënshtrohen edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre , para shqiptarëve edhe për aktin mafioz dhe kriminal për Portin e Durrësit. Këto janë dëshmi se Parlamenti dhe Shqipëria kanë nevojë që këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është një kalbësirë,” tha Berisha.

Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Qytetarët do vendosin dinjtetin moral të tyre. Ky njeri nuk përfaqëson asnjë qytetar të ndershëm, por Ballat, Gjiknurët dhe kriminelët,” përfundon Berisha.