Vendosni fjalën kyçe....

Kamerat e paligjshme në lagjet e Shkodrës, shoqërohen 5 persona


Detaje të reja janë zbardhur për operacionin e dytë të Policisë së Shkodrës me emrin “Fijet”, lidhur me çmontimin e 38 kamerave të sigurisë, të cilat dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale.

5 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës .

Asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, teksa sërish mbetet problematik gjurmimi i serverave të këtyre kamerave të jashtëligjshme.

Policia ka dyshime të forta se ka kamera të vendosura deri në afërsi të qendrës së qytetit. Verifikimi dhe kontrollet për kamerat kanë qenë në disa zona të ndryshme të qytetit si në lagjen “Kongresi i Përmetit”, lagjen “Salo Halili”, lagjen “Kiras” dhe në zona të tjera.

Kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura në shtylla elektrike.