Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama të dorëhiqet menjëherë, mobilizoi kundër PD-së agjenturën ruse nën petkun e FBI-së


Kreu i PD-së ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama. Në një konferencë për mediat nga selia blu ai tha se largimi i Ramës është absolut dhe i panegociueshëm.

Ai tha se demokratët në mbarë vendin duhet të përgatiten për betejën kundër kreut të qeverisë që e quajti ‘kalbësirë, monstër e demon të pushtetit.

Berisha theksoi se Rama kishte mobolizuar kundër PD-së agjenturën ruse nën petkun e FBI-së duke e quajtur kreun e qeverisë armikun më të egër të shqiptarëve pas Enver Hoxhës.

“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Demokratët duhet të përgatiten me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit i cili duke mos njohur ligj mobilizoi kundër kësaj partie agjenturën ruse nën petkun e organizatës më të fuqishme ligjzbatuese të planetit, FBI. Edi Rama me aktin e tij ndaj PD-së, me përfshirjen e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner tregon se demokratët duhet të ngrihen e do ngrihen në një betejë vendimtare. Kësaj here për shpëtimi e Shqipërisë nga armiku më i egër që shaiptarët kanë pasur pas Enver Hoxhës në historin e tyre. Sot afera Rama-McGonigal është kryeafer e planetit, një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë që zhvillohet në SHBA po kaq në Tiranë. Që ka për autor Charles McGonigal që kishte njohuri të tmerrshme, të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh. Ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Edi Rama jep dorëheqjen se alternativë tjetër nuk ka për ty.” – tha Berisha.