Vendosni fjalën kyçe....

Britania kthen në Shqipëri 26 persona


Autoritetet britanike kanë njoftuar se kanë kthyer në Shqipëri 26 emigrantë shqiptarë që qëndronin atje në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Brendshme përmes një njoftimi në rrjetet sociuale. Në njoftim shkruhet se ‘sot kemi kthyer në Shqipëri 26 persona që nuk kishin të drejtë të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar’.

Më tej në njoftim thuhet se mes tyre ka persona që kanë mbërritur në vend me varka të vogla dhe të tjerë që kanë kryer krime të ndryshme, përfshirë armëmbajtje pa leje e trafik droge me një dënim të kombinuar prej 44 vitesh burg.

Prej disa javësh Britania ka nisur një fushatë për dëbimin e emigrantëve shqiptarë që janë futur në vend muajt e fundit përmes Kanalit të Anglisë.

Çështja e emigrantëve shqiptarë që kanë shkuar në Angli është bërë temë e nxehtë përplasjeje mes autoriteteve britanike e atyre shqiptare me reagime te ashpra të Tiranës zyrtare mbi etiketimin e emigrantëve shqiptarë dhe fushatës kundër tyre.