Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KLSH takon Dumanin: Intensifikojmë marrëdhëniet për luftën ndaj korrupsionit


Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi sot një takim pune në drejtorin e SPAK-ut, Altin Dumanin.

Shehu dhe Dumani shprehën vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale si dhe të rritjes së komunikimit të vazhdueshëm në identifikimin dhe përcjelljen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve me qëllim parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve.

Gjithashtu u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.