Vendosni fjalën kyçe....

Një shpjegim për tërmetin e 15 janarit


Nga Afat Serjani

Tërmetet janë bashkë udhëtarët e jetës sonë mbi Tokë.

Mbas lëkundjeve të tërmetit mbrëmjen e 15 Janarit 2023, me epiqendër në Klos të Matit, por që lëkundjet u ndien edhe në Tiranë dhe bile deri në Durrës, mediat jepnin për një kohë të gjatë mbas mesnate turmat jashtë pallateve dhe automjetet e shumta në të gjitha rrugët e Tiranës me familjet brenda nga frika e përsëritjes së tërmetit.

Edhe pse sizmologu Rrapo Ormeni e shpjegoi shkencërisht tërmetin dhe tha se tërmetet janë diçka e zakonshme për vendin tonë dhe se nuk ka asgjë për tu shqetësuar e për panik,  edhe në këtë rast, përsëri frika ishte e madhe dhe vazhdoi gjatë…

Përpara se të mendosh për tërmetin sigurohu nëpërmjet eksperteve se kolonat e hekur-betonit të pallatit tënd shumë katësh janë të llogaritura për tërmetet mbi 8 ballë.

Në se je në shtëpi përdhese apo në shtëpi dykatëshe, kontrollo herë pas here trarët se mos janë kalbur dhe muret se mos janë gati për tu çahen!

Mos u frikëso dhe mos i frikëso të tjerët, kujdesu për ta, jepu kurajo: Shyqyr me kaq!

Harroje friken dhe tërmetin, megjithëse tërmetet me pas lëkundjet e gjata janë bashkudhëtarë të jetës sonë në këtë Planet që rrotullohet pa pushim. Ne nuk mund t’i parashikojmë kur do te ndodhin, sepse nuk e dimë se si veprojnë pllakat tektonike me njëra tjetrën në thellësi, por duhet të marrim masat dhe të mos rrojmë me frikë për vete dhe për të tjerët!

Tërmetet janë shoqërues të përhershëm të Planetit në çdo pjesë të tij, por ato janë të shpeshta në zona e breza të caktuara të studiuara e konturuara nga gjeologët dhe sizmologët.

Shqipëria nuk është në “unazën e zjarrtë të tërmeteve”, që rrethon brigjet e Paqësorit. Por ne, sëbashku me Italinë përballëe, dhe Greqinë ne jug, jemi në kufirin e Pllakave tektonike të Afrikës (Mikropllaka Adria) në Detin Adriatik dhe Pllakës Euro-Aziatike, kufiri perëndimor i të cilës konsiderohet ai i ofioliteve në zonën tektonike Mirdita. Ky pozicion, mendoj se është shkaku që edhe pse nuk jemi në unazën e zjarrtë kemi shumë termite, aq shumë sa pothuajse notojmë mbi lëkundje të vazhdueshme të tërmeteve.

Gjeologët dhe sizmologët Eduard Sulstarova, Siasi Kociaj, Betim Muço, Shyqyri Aliaj, Rrapo Ormeni dhe specialitete të tjerë në Institutin e Gjeoshkencave, kanë publikuar shumë artikuj shkencorë, duke ndërtuar edhe hartën e rreziqeve sizmike, bile dhe probabilitetin e ndodhjes së tërmeteve në territorin e Shqipërisë.

Tërmetet lidhen me thyerjet tektonike në përgjithësi dhe me thyerjet e thella në veçanti. Thyerjet e thella që janë formuar në zonën tektonike Jonike, janë pothuajse paralel kontaktit të Pllakës Afrikane (Adria), kontakt, i cili vjen nga Jugu nga ishujt Grek (Hellenic Trench) del në sipërfaqe në Qafë të Llogarasë dhe vazhdon në thellësi në veri deri poshtë Shkodrës në thellësi, ku kthen drejtimin drejt veriperëndimit. Sa më afër këtij kontakti aq më të shpeshta dhe të fuqishme janë tërmetet. Epiqendrat e tyre kanë thellësi të madhe mbi 10 km.

Tërmete të fuqishme mund të ndodhin edhe pergjatë thyerjes së thellë tërthore: Vlorë-Dumre-Elbasan- Dider-Shkup.

Në shumicën dërrmuese të rasteve tërmetet janë të lidhur me nyjet tektonike, aty ku kryqëzohen thyerjet tektonike nga drejtime të ndryshme. Të tilla nyje tektonike në zonën Jonike kemi dalluar: Nyjën tektonike Palasa-Dukat  2. Mursi-Çifliku. 3. Krongj-Bistrica-Delvina. 4. Zhulat-Kardhiq-Picar. 5.  Luzat-Bençë, . 6. Bashaj-Matogjini. 7 Dumrea 8. Leskoviku, ku mbyllen zonat tektonike Kruja, Krasta dhe Mirdita. 9. Elbasani ku ndërpritet  thyerja tërthore Vlorë-Dumre-Dibër  me thyerjen gjatësore JL-VP. 10. Nyja tektonike e Shkodrës.

Pak më ndryshe qëndron problem me tërmetet dhe thyerjet tektonike në zonën tektonike të Mirditës, dhe të Korabit, të cilat janë pjesë e pllakës Euro-Aziatike.

Studimet e shumta të gjeologeve Shqiptar kanë vërtetuar së thyerjet tektonike në këto zona, kanë karakter mbulësor, të cekët dhe me pjerrësi të butë.

Nyjet tektonike të dalluara në këtë zonë janë si më poshtë: 1. Fierza; 2.Bardhoc Gjegjan; 3.Fushë-Arrez; 4.Zerqan-Valikardh; 5. Bize-Zdrajc; që është vendosur në tërthoren sizmogjenike Vlorë-Dumre-Elbasan-Dibër. 6. Topojan  7. Helmes-Shtike ; 8. Lekoviku e përmendur edhe në zonën Jonike.  9. Kurbneshi  10. Shkodra, e përmendur edhe te Zona Jonike.

Në zonat e brendshme Mirdita dhe Korabi tërmetet mund të jenë të shpeshta, por ata përgjithesisht janë të cekët më me fuqi të dobët. Kjo duket edhe në rastin e tërmeteve të ndodhura gjatë dy viteve të fundit pas tërmetit të 26 Nëntorit. Konkretisht:

Tërmeti 15 Maj 2022  me epiqendër  në lindje të Tiranës, 3.2 ballë, 3km thellësi.

Tërmeti i Pukës më 15 Janar 2022, 4.7 ballë, epiqendra në thellësi 2km.

Tërmeti më 1 Janar 2023 në verilindje të Bulqizës 2.7 ballë,

Datë 7 Mars 2022 me dy lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës me 4 ballë.

Në Korçë, më 26 Dhjetor 2022, 11km larg qytetit, 2.6 ballë, epiqendra  1km thellë.

Tërmetet e ditëve të fundit në nyjen e Klosit, që po vazhdojnë me pas lëkundje të gjata gjithashtu janë të ulëta dhe me thellësi të vogël të epiqendrës.

Pra, duket se tërmetet në zonat e brendshme Mirdita dhe Korabi lidhen me thyerje dhe nyje tektonike të cekëta, nuk janë të fuqishëm, janë të cekët dhe jo shumë të rrezikshëm.

Në lindje të Klosit kalon thyerja mbulesore e masivit ultrabazik të Bulqizës mbi Gropën e Burrelit, ndërsa në jug, në fshatin Gurabardhë kalon thyerja gjatësore e gëlqerorëve të Malit me Gropa, duke e ngjeshur zonën e Klosit dhe fshatrat për rreth midis valëve sizmike që vijnë nga thellësia.

Tërmeti të tremb me befasinë e tij, që duhet të kalojë shpejt dhe të kalohet në jetën normale, pa e kujtuar dhe përfytyruar më atë!