Vendosni fjalën kyçe....

Balla pas takimit të Ramës me grupin e PS-së: Do diskutojmë me opozitën për aministinë fiskale, deputetët do zbresin në terren


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka pohuar se shumica do bisedojë me opozitën lidhur me amnistinë fiskale. Ai dha edhe hollësi të tjera pas përfundimit të mbledhjes së kryeministrit Rama me grupin e PS-së.

“Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogon negocion imponohet tek mazhoranca për çështjet e  integrimit të BE. Duke e konsideruar vitin 2023 si vitin e parë të plotë të përgatitjes dhe fillimit të bisedimeve për negocimin e marrëveshjes na duhet të kuptojmë që edhe opozita ka rolin e vet të rëndësishëm. Duhet tu them se janë bërë ndryshime të rëndësishme qoftë në rolin që luan komisionin për Çështje Evropianë, e gjithë filtrimit të legjislacionit që lidhet me çdo politikë të BE-së.” – tha Balla.

Ai vlerësoi presidentin Begaj, pas kthimit nga ana e tij për shqyrtim në Kuvend të dekretit të projektligjit ‘Për Dekoratat’, duke thënë se shumica do e shqyrtojë këtë gjë dhe se Begaj është një ‘president normal’.

Balla tha gjithashtu se në takimin e sotëm janë porositur deputetët që të zbresin në terren e të bisedojnë me qytetarët.