Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Vala e ‘uraganit’ do të vijë shumë shpejt për Ramën


Në një intërvistë për mediat Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  deklaroi se opozita takohet çdo ditë me drejtues, përfaqësues të grupeve të interest, por dhe me qytetatrë.

Ai tha se pritet një uragan drejt kutive të votimit kundër ‘korrupsionit rilindës’  që e ka bërë vendin tonë më të varfrin në rajon, i cili po shkon edhe drejt shpopullimit.

“Uragani do të vijë çdo ditë përmes protestave dhe pa asnjë diskutim përmes votimit. Detyrë e çdo qytetari që të ndalojë shpopullimin dhe të realizojë ndryshimin më 14 maj, por pse jo edhe më para nëse do të jetë nevoja.”, theksoi Meta.