Vendosni fjalën kyçe....

Man.United kërkon Felix nga Atletico Madrid


Mançester United po kërkon të sigurojë një marrëveshje huazimi për yllin portugez nga Atletico për pjesën tjetër të sezonit.

Sipas raportit në Relevo, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë një tarifë huazimi prej 4 milionë euro dhe do të marrin përsipër pagesën e Felix për pjesën tjetër të sezonit.

Megjithatë, Atletico dëshiron rreth 12 milionë euro dhe nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë e qëndrimit të Felix në klub.