Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton merr një punë të re


Ish-Sekretarja e Shtetit dhe kandidatja e dështuar presidenciale, Hillary Clinton, është punësuar si profesoreshë në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku do udhëzojë studentët për çështjet publike dhe politikën globale pas një karriere të gjatë në qeveri.

Presidenti i universitetit, Lee C. Bollinger, njoftoi vendimin të enjten, duke thënë se ish-politikania do emërohet ‘profesore e praktikës’ në Departamentin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike duke filluar nga shkurti.

Puna e saj do mbulojë ‘një sërë nismash madhore, veçanërisht ato që përqendrohe në politikën globale dhe në mbështetjen e lidereve femra,’ shtoi Bollinger, duke vënë në dukje gjithashtu se ajo do shërbejë si anëtare presidenciale në Columbia World Projects, me fokus në ‘rinovimin e demokracisë dhe çuarjen përpara të përpjekjeve për angazhim efektiv të grave dhe të rinjve’.

Vetë Clinton komentoi më vonë emërimin e ri një postim në mediat sociale, duke përshëndetur universitetin për ‘ndihmën për të adresuar disa nga sfidat më të ngutshme të botës’ dhe për ‘përfshirjen e tij në edukimin e brezave të ardhshëm e udhëheqësve të politikave’.

Duke shërbyer si Sekretare e Shtetit midis 2009 dhe 2013 nën presidentin e atëhershëm Barack Obama, Clinton më parë përfaqësoi Nju Jorkun si Senatore dhe ishte zonja e parë e Presidentit Bill Clinton në vitet 1990.