Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve në Shkodër, plagoset i riu


Një djalë i ri në Shkodër ka mbetur i plagosur në natën e ndërrimit të viteve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00, në njësinë Postribë.

Siç raporton BW, i riu është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal pasi u plagos në këmbë. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet, por sipas BW i riu dyshohet se është vetëplagosur. Ai ka qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, por pretendon se papritur arma e zjarrit pistoletë që mbante me vete është shkrepur duke marrë kështu plumbin në këmbë.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe personat e tjerë minoren që e shoqëronin, të cilët deklaruan se i riu është vetëplagosur në mënyrë aksidentale.