Vendosni fjalën kyçe....

Akademia e Shkencave vë faturën e bankës si foto profili në Facebook, por e korrigjon pa humbur kohë


Faqja Akademia e Shkencave e Shqipërisë në Facebook e ka nisur vitin me një gafë teksa ka ndërruar foton e profilit në rrjetin social.

Në vend që të vendosë logon zyrtare të Akademisë, në vend të saj si foto profili është vendosur një faturë tërheqjeje lekësh nga një llogari bankare.

Megjithatë gafa është kapur shpejt dhe Akademia i ka marrë të gjitha masat për ndërrimin në kohë rekord të fotos së profilit, duke vënë të duhurën.