Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol banesës së policit në Shkodër


Një sasi tritoli i është vënën banesës së një efektivi policie në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj, ku para derës së shtëpisë së efektivit me iniciale V.S. ka shpërthyer një sasi tritoli.

Për pasojë është dëmtuar mjeti i tij tip ‘VW’ si dhe ka pasur dëme të lehta materiale.

Njoftimi

“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër. Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”