Vendosni fjalën kyçe....

Saida Dollani zgjidhet në postin e zëvendës kryetares së Apelit të GJKKO-së


Saida Dollani do të jetë zëvendëskryetarja e re e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsonin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi u mor në mbledhjen e Gjyqtarëve të GJKKO-së, e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares, Nertina Kosova. Kjo e fundit e ka mbajtur mandatin që nga viti 2019. Por ky post tanimë për tre vitet e ardhshme do mbahet nga Dollani.

Aktualisht Dollani mban detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës që nga 5 Prilli i 2004-ës.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares së Gjykatës, znj. Nertina Kosova më datë 23.12.2022, zgjodhi zëvendëskryetaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar znj. Saida Dollani.

Gjyqtare Saida Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022.”- thuhet në vendimin e publikuar nga Apeli i GJKKO.