Vendosni fjalën kyçe....

Musk qorton 10 parashikimet e ish-presidentit rus: Gjëja më absurde që kam dëgjuar ndonjëherë


Elon Musk reagoi ndaj një teme të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, në të cilin ai parashikonte se SHBA-të do ndahen pas një lufte civile dhe shefi i Twitter-it do bëhet president i një prej ndarjeve, duke e quajtur atë ‘epike’.

Ai më vonë sqaroi se parashikimet e Medvedev i dukeshin ‘absurde’.

Medvedev shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe iu dha një pozicion i ri i lartë në prokurimin ushtarak këtë javë. Të hënën, ai postoi dhjetë gjëra që ai beson se mund të ndodhin në vitin 2023.

Parashikimet shkonin nga çmimi i naftës, që do tregtohej me 150 dollarë për fuçi në Britaninë e Madhe, që do rikthehej në BE por do humbte Irlandën e Veriut, deri në një konflikt të armatosur midis Francës dhe një ‘Rajhu të Katërt’. Kjo e fundit, sipas Medvedev, do përfshinte Gjermaninë dhe ‘satelitët e saj, Poloninë, shtetet baltike, Çekinë, Sllovakinë, Republikën e Kievit dhe të tjerë’.

Për SHBA-të, Medvedev parashikoi një luftë të re civile, me pavarësinë e Kalifornisë dhe Teksasit.

“Elon Musk do fitojë zgjedhjet presidenciale në një numër shtetesh të cilat, pas përfundimit të Luftës së re Civile, do t’u jepen republikanëve.” – tha ai.

Musk ka reaguar ndaj serisë së postimeve, duke e quajtur atë ‘epike’. Disa orë më vonë, pasi njerëzit e sulmuan atë për gjoja tradhti ndaj interesave të SHBA-së dhe bizneseve të tij, ai sqaroi pozicionin e tij.

“Këto janë padyshim parashikimet më absurde që kam dëgjuar ndonjëherë, ndërsa tregojnë gjithashtu mungesë të habitshme të vetëdijes për përparimin e inteligjencës artificiale dhe energjisë së qëndrueshme.” – shkroi ai në Twitter.