Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi kibernetik/ Ambasada Amerikane: Ne jemi me Ramën, Irani të mbajë përgjegjësi



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me sulmin kibernetik që Irani dyshohet se ka kryer ndaj Shqipërisë dhe mbështet vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë marrëdhëniet.

“SHBA dënon fort sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë në NATO, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik.”– shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në Twitter.

Më tej ambasada ka shpërndarë një deklaratë të zëdhënëses së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Në këtë deklaratë thuhet se “ne kemi arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit kreu këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm dhe se ajo është përgjegjëse për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe rrjedhjeve”.