Duke kujtuar lindjen e Jezusit në një stallë, Papa Françesku i qortoi “të pangopurit” për pasuri dhe pushtet në kurriz të të pambrojturve, përfshirë fëmijët.
Në një predikim në prag të Krishtlindjes ku morën pjesë rreth 7000 besimtarë, përfshirë turistë dhe pelegrinët, Papa Françesku nxori mësime nga përulësia e orëve të para të jetës së Jezusit.
“Ndërsa kafshët ushqehen në stallat e tyre, burrat dhe gratë në botën tonë, në urinë e tyre për pasuri dhe pushtet, konsumojnë edhe fqinjët e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre.”– u ankua Papa sipas AP-së. “Sa luftëra kemi parë! Dhe në sa vende, edhe sot, dinjiteti dhe liria njerëzore trajtohen me përbuzje!”.
“Si gjithmonë, viktimat kryesore të kësaj lakmie njerëzore janë të dobëtit dhe të pambrojturit.”- tha Françesku, i cili nuk përmendi ndonjë konflikt apo situatë specifike.
Paratë, fuqia dhe kënaqësia nuk u bëjnë vend të vegjëlve, për kaq shumë fëmijë të palindur, të varfër dhe të harruar.”- tha Papa, duke lexuar predikimin e tij me një zë që dukej i lodhur dhe gati i ngjirur.
“Edhe këto Krishtlindje, si në rastin e Jezusit, një botë e rrëmbyer për para, pushtet dhe kënaqësi nuk u lë vend të vegjëlve, për kaq shumë fëmijë të palindur, të varfër dhe të harruar.”- tha Papa, duke lexuar predikimin e tij.
Megjithatë, papa i nxiti njerëzit të kenë zemër, shpresë.
“Mos e lejoni veten të kapërceheni nga frika, dorëheqja apo dekurajimi. Lindja e Jezuit në një grazhd tregon se ku do të gjenden pasuritë e vërteta në jetë: jo në para dhe fuqi, por në marrëdhënie dhe persona.”
Duke vërejtur “aq shumë konsumizëm që ka mbushur misterin” e Krishtlindjeve, Françesku tha se ekzistonte një rrezik që kuptimi i ditës të harrohet.
Por, ai shtoi se Krishtlindjet e përqendrojnë vëmendjen në “problemin e njerëzimit tonë – indiferencën e prodhuar nga nxitimi i babëzitur për të zotëruar dhe konsumuar”.
“Jezusi lindi i varfër, jetoi i varfër dhe vdiq i varfër.”– tha Françesku. “Ai nuk foli aq shumë për varfërinë se sa e jetoi atë, deri në fund, për hir tonë.”
Françesku u bëri thirrje njerëzve që “të mos e lënë këtë Krishtlindje të kalojë pa bërë diçka të mirë”.