Vendosni fjalën kyçe....

“Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë”- Urimi i Berishës për Krishtlindje


Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një mesazh urimi për besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

Ai uron qytetarët që Krishtlindjet e tjera t’i gjejnë më mirë se këtë vit, duke kuptuar se viti që po lëmë pas ka qenë jo shumë shpresëdhënës.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.

Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar!”- shkruan Berisha.