Vendosni fjalën kyçe....

Von Der Leyen: Ky vit zbuloi shpirtin dhe forcën e Evropës


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka uruar besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes ndërsa ndalet në zhvillimet e rëndësishme të këtij viti që po lëmë pas në Evropë.

Von Der Leyen shkruan se gjatë këtij viti, kontinenti u përball me krizën energjitike dhe luftën në Ukrainë.

“Ndërsa festojmë Krishtlindjet, le të kujtojmë këtë vit të rëndësishëm. Një vit kur tejkaluam vështirësitë, një krizë të paprecedentë energjetike dhe treguam solidaritet me ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre.

Një vit që zbuloi shpirtin dhe forcën e Evropës.

Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë.”- shkruan Von Der Leyen.

Në një postim të mëparshëm, presidentja e KE-së tha se ukrainasit kanë 9 muaj që luftojnë me guxim kundër agresorit të tyre.

Po ashtu ajo përmendi ndihmat që BE ka dhënë për Ukrainën.

“Ne kurrë nuk do të krahasojmë sakrificat e tyre.

Por ne po ndihmojmë në çdo mënyrë.

Këtë vit, ne kemi mobilizuar mbi 19 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës.

Dhe më shumë po vjen.”- tha ajo.