Vendosni fjalën kyçe....

Vendi afrikan kufizon në mënyrë drastike eksportin e litiumit: Miliarda dollarë po fitohen nga kompanitë e huaja


Qeveria e Zimbabvesë ka vendosur kufizime të rënda në eksportin e litiumit të papërpunuar, për të frenuar shitjet në tregun e zi dhe për të parandaluar miliarda dollarë të ardhura nga minerali të shkojnë për firmat e huaja.

Masat, të cilat hynë në fuqi më 21 dhjetor, synojnë të rrisin të ardhurat dhe të ndihmojnë kombin e Afrikës së Jugut të shlyejë borxhin e tij të jashtëm, i cili është afër 14 miliardë dollarë.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Ministria e Minierave të Zimbabvesë, qeveria kërkon të ‘sigurojë që vizioni i presidentit për të rritur ekonominë dhe për ta kthyer atë në një ekonomië me të ardhura të mesme të larta, po bëhet i vërtetë’.

“Asnjë xeheror që përmban litium nuk do eksportohet nga Zimbabveja në një vend tjetër, përveçse me lejen me shkrim të ministrit.” – tha Ministri i Minierave Ëinston Chitando.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, tre korporata të mëdha kineze të minierave do përjashtohen nga ndalimi, pasi kanë investuar një total prej 678 milionë dollarësh në minierat e fabrikat e përpunimit të litiumit në Zimbabve gjatë vitit të kaluar.

Zimbabveja është shtëpia e depozitave më të mëdha të litiumit në Afrikë, një burim jetik për prodhimin e telefonave inteligjentë, baterive të makinave dhe pajisjeve të tjera elektronike të rikarikueshme. Në vitin 2015, u vlerësua se kombi humbi 12 miliardë dollarë përmes tregtisë së paligjshme që përfshin operacione në shkallë të vogël, si dhe kompani shumëkombëshe. Fondet e munguara do mjaftonin për të shlyer borxhin e madh kombëtar të Zimbabvesë.

Eksportet e mineraleve raportohet se përbëjnë rreth 60% të të ardhurave nga eksporti i Zimbabvesë, ndërsa sektori i minierave përbën 16% të PBB-së.

Me kërkesën në rritje për litium në të gjithë botën, shteti afrikan mund të bëhet një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të metalit. Qeveria e Zimbabvesë shpreson të plotësojë 20% të kërkesës totale të litiumit në botë kur të shfrytëzojë plotësisht burimet e saj të litiumit.

“Nëse vazhdojmë të eksportojmë litium të papërpunuar, nuk do shkojmë askund. Ne duam të shohim që bateritë me litium të zhvillohen në vend. Ne e kemi bërë këtë në mirëbesim për rritjen e industries.” – tha zëvendësministri i minierave Polite Kammbamura, duke shtuar se kompanitë minerare që po ndërtojnë fabrika përpunimi do përjashtohen nga direktiva.