Vendosni fjalën kyçe....

Nikollës i soset durimi, përjashton Nokën nga seanca: Është turp për këdo që ju shikon


Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare deputetin Flamur Noka i cili kishte zaptuar foltoren.

“Zoti Noka, ju përsëris. Jam e keqardhur që më duhet sërish ta përsëris. Jeni në kushtet e nenit 65, kur po mbani foltoren pa asnjë lloj arsye duke penguar zhvillimin e seancës, pasi ju kam dhënë masat paraprake, jeni në kushtet e nenit 65, pika 1: Ju përjashtoheni nga seanca parlamentare e ditës së sotme!

Nuk mund të vijoni në shkelje të rregullores dhe në këtë lloj sjellje komplet anti-qytetare dhe anti-etike. Është turp për këdo që ju shikon.

Ndaj në respekt të nenit 65, pika 1 merret masa e përjashtimit për z.Flamur Noka nga seanca plenare sepse vazhdoni të mbani të zaptuar foltoren edhe pas dhënies së vërejtjes dhe paralajmërimit. Lironi sallën z.Noka. 5 minuta pushim.”- tha Nikolla.

Noka u ngrit në foltore i revoltuar, duke kërkuar llogari për përjashtimin e tij dhe të disa kolegëve të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.