Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkesë Begajt të mos dekretojë ligjin për Portin e Durrësit


Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë zyrtare presidentit Begaj duke i kërkuar të mos e dekretojë marreveshjen për Portin e Durrësit.

Në kërkesën që mban firmën e deputetit Oerd Bylykbashi thuhet se BE-ja e ka kërcënuar Tiranën me rikthim vizash nëse marrëveshja miratohet duke qenë se pjesë e saj është dhënia e pasaportave shqiptare të personave që blejnë prona në ndërtesat që do ngrihen.

Në kërkesë theksohet gjithashtu se PD-ja kërkon që ligji të rikthehet për diskutim në Kuvend.

Ligji për Portin e Durrësit kaloi disa seanca më parë në Kuvend, pavarësisht kundërshtisë së fortë të opozitës.

Ajo e akuzon kryeministrin Rama se marëveshja në fjalë do pastrojë lekët e drogës dhe krimit ndërsa ka kërkuar transparencë mbi kompanitë e përfshira në marrëveshje.