Vendosni fjalën kyçe....

Dërgimi i aferës së inceneratorit për gjykim, reagon Kryemadhi: Ku janë Subashi, Agaçi dhe Rama?


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka dërguar për gjykim dosjen për inceneratorët.

Kryemadhi thotë se në dosje mungojnë emrat e Kryeministrit Edi Rama, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, apo edhe kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

SPAK apo “pak”??

U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.

U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.

Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?

Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!”-shkruan Kryemadhi.