Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, përfundon në spital drejtuesi 19-vjeçar i mjetit


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, konkretisht në fshatin Dukat-Fushë.

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Shoferi 19-vjeçar është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

 “Rreth orës 20:20, në fshatin Dukat-Fushë, Orikum, shtetasi G. R., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 19-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”– bën me dije Policia.