Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Paplekajt


Është shtyrë sërish seanca ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuxanit më 21 prill 2021, tre ditë para zgjedhjeve të 24 prillit.

Shkak për shtyrjen është bërë vendimi i trupit gjykues për të marrë më shumë kohë për të shtyrtuar kërkesat e paraqitura nga avokatët e të pandehurve si dhe shpjegimet e prokurorëve të çështjes.

Avokatët gjithashtu kanë kërkuar pavlefshmëri të disa akteve të hetimit si dhe ndarjen e Paplekajt nga ajo e policëve.

Ngjarja ndodhi më 21 prill, tre ditë para zgjedhjeve, ku pas një përplasjeje Paplekaj, pjesë e grupeve të ngritura nga PD-ja për mbrojtjen e votës akuzohet se vrau Pjerin Xhuvanin.

Paplekaj ka deklaruar në seancat e mëparshme se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi ndaj tyre ishte qëlluar me armë nga pala tjetër.