Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj uron Papa Françeskun për ditëlindje dhe i kërkon: Njihni sa më parë Republikën e Kosovës


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një mesazh urimi për 86-vjetorin e lindjes së Papa Françeskut.

Përveç urimit, Haradinaj kërkon nga ai që Vatikani të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Urime për 86 – vjetorin e lindjes, At i Shenjtë, Papa Françesku! Urimet më të mira, shëndet dhe lumturi me këtë rast të veçantë!

Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij.

At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t’i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tonë.”- shkruan Haradinaj.

Papa Françesku lindi në 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë. Ai ka drejtuar Vatikanin që nga 13 marsi 2013, kur u bë Papa i parë i ardhur nga jashtë Europës.