Vendosni fjalën kyçe....

“O Kondilin, o s’ka”- Berisha tregon emrin e kandidatit për kreun e SPAK-ut që sipas tij preferon Rama


Në një konferencë për mediet, kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për mediet lidhur me procesin e zgjedhjes së SPAK-ut.

Sipas tij, ka një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë.

Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama. Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nj organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.”- tha ai.

Berisha zbuloi dhe emrin e kandidatit që sipas tij preferon kryeministri dhe ai është Edvin Kondili.

“Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament.

Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur.

Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij.

Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion.”-shtoi Berisha.