Vendosni fjalën kyçe....

Avioni me dy pilotë në Greqi bie në det, humb jetën njëri prej tyre


Një avion është rrëzuar në det në Heraklio të Kretës mëngjesin e sotëm. Sipas gazetës Protothema, ngja kjo ngjarje ka humbur jetën njëri nga pilotët, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.

26-vjeçari afrikano-jugor është shtruar në spital me hipotermi dhe në gjendje shoku.

Piloti në spital ka thënë se avioni ka pasur një defekt mekanik, bashkë me bashkëpilotin e tij 68-vjeçar kanë tentuar të kthehen në aeroport, por kanë humbur lartësinë. Ata kanë zgjeruar rrezen e uljes në mënyrë që të shmangte një përplasje më të fortë.

Por përpjekja e tyre nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar të dy.

Hetimi i rastit do të bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil, me asistencën e Rojës Bregdetare. Protothema shkruan se nga autopsia e kryer nga Roja Bregdetare nuk është konstatuar ndotje në det, ndërsa pjesë të avionit nuk janë gjetur ende.