Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët duan MAGA-n pa Trump-in – Sondazhi


Votuesit republikanë ende identifikohen me axhendën e Donald Trump për ta bërë Amerikën të Madhe përsëri, por preferojnë që një kandidat tjetër të zëvendësojë ish-presidentin si kampion të këtyre politikave në zgjedhjet e vitit 2024, ka zbuluar një sondazh i ri.

Republikanët dhe votuesit me prirje republikane duan që dikush tjetër përveç Trumpit – me një diferencë prej gati 2 me 1 (61%-31%) – të fitojë nominimin e partisë për president në vitin 2024, sipas një sondazhi të publikuar në USA Today/Suffolk të martën. Ata gjithashtu duan që ai kandidat të çojë përpara politikat që promovoi Trump.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis është shfaqur si kandidati kryesor për të zëvendësuar Trump. Votuesit republikanë preferojnë DeSantis me një diferencë 56-33, tregoi sondazhi.

“DeSantis ia kalon Trumpit jo vetëm mes elektoratit të përgjithshëm, por edhe mes këtyre votuesve me prirje republikane që kanë qenë baza e ish-presidentit. Republikanët dhe të pavarurit konservatorë e duan gjithnjë e më shumë Trumpizmin pa Trump-in.” – tha David Paleologos, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Politike të Universitetit Suffolk.

DeSantis, i cili fitoi rizgjedhjen si Guvernator në zgjedhjet afatmesme të muajit të kaluar në SHBA, nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për president në vitin 2024. Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën muajin e kaluar, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese nga kandidatët për Kongres dhe Guvernator që ai mbështeti në zgjedhjet afatmesme.