Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ndryshon edhe zv/drejtori i Përgjithshëm


Ditën e sotme janë bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe.

Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë duke zëvendësuar Lorenc Panganikën, i cili fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë në vendin Vocajt, zëvendës-drejtori i Përgjithshëm, emërohet Sokol Bizhga.

Gjithashtu janë bërë emërime të reja edhe në Dretjtoritë e Policisë së Vlorës, Fierit dhe Shkodrës.

Ermal Muça është emëruar drejtor në Vlorë, Niko Brahimaj në Fier dhe Ervin Hodaj në Shkodër.

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.