Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vuçic kërkon destabilizimin e Kosovës, SHBA-ja e BE-ja të ndëshkojnë qëndrimet luftënxitëse të Beogradit e Kremlinit


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar presidentin serb Vuçic që po vijon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

Ai shkruan se bandat e armatosura kriminale serbe, të orkestruara nga Beogradi kanë qëlluar me armë gjatë natës ndaj policisë së Kosvoës si dhe kanë hedhur granata ndaj njësive të EULEX-it.

Të njëjtat banda thekson Berisha sulmuan edhe gazetarët në detyrë si dhe kanë bllokuar rrugët në veri.

Në fund të reagimit kryedemokrati i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndëshkojë qëndrimet luftënxitëse të Beogradit, të bashkërenduara me Kremlinin.

“Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës. Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit. Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit teritorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të kordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës.”­ – shkruan Berisha.