Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Prezervativë falas për 18-25 vjeçarët në farmaci


Franca do të ofrojë falas në farmaci prezervativët për të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç.

Kështu njoftoi presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Për të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare, në vitin 2023, prezervativët do të jenë falas në farmaci.”- shkruan ai.

Kjo nismë e re bëhet me qëllim për të frenuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë dhe këtë nismë presidenti Macron e ka konsideruar si një revolucion.

“Është një revolucion i vogël për kontracepsionin.”- tha Macron sipas France24 gjatë një debati shëndetësor me të rinjtë në Fontaine-le-Comte, një periferi e Poitiers në Francën perëndimore.

Kjo masë vjen pasi qeveria filloi të ofrojë këtë vit kontroll falas të lindjeve për të gjitha gratë nën 25 vjeç, duke zgjeruar një skemë që synon moshën nën 18 vjeç për të siguruar që gratë e reja të mos ndalojnë marrjen e kontracepsionit sepse nuk mund ta përballojnë atë.

Prezervativët tashmë rimbursohen nga sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor nëse përshkruhen nga një mjek ose mami, një masë që synon të luftojë përhapjen e SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme.